Nga 100 denarë e deri në 30 euro në një drejtim kushton udhëtimi turistik. Për ata që udhëtojnë për pushime me veturën e tyre, është i rëndësishëm informacioni sesa para do të shpenzoni për taksat rrugore për të arritur në destinacionin përfundimtar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
TV Nova këtë mëngjes ka bërë një analizë mbi këtë temë. Nëse merret Shkup si një vend për të filluar udhëtimin, shifrat janë si në vijim:
– Stamboll 11 euro në një drejtim
– Athinë 30 euro në një drejtim
– Krf 7 euro në një drejtim
– Shqipëri përmes Greqisë deri në Sarandë 11 euro, përmes Strugës me 2 euro.
Në Maqedoni ka një total prej 9 taksave rrugore. Nga Shkup:
– Nga Dojrani-180 denarë në një drejtim
Drejt Ohrit dhe Prespës ka dy opsione. Njëra është që të kalohet përmes E75, ku ka tre taksa rrugore dhe do të shpenzoni 140 denarë, dhe e dyta është nëpërmjet Tetovës dhe Gostivarit, gjegjësisht katër taksa rrugore, e cila do tu kushtojë 180 denarë në një drejtim.
Më shumë informacione në lidhje me numrin e udhëtimeve, ju mund të gjeni në faqen e LAMM. /Telegrafi/