Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i rrogës mesatare neto për kokë punëtori është 100.8, për muajin shtator të këtij viti, krahasuar me vitin paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një rritje e këtillë i faturohet rritjes së rrogës mesatare neto në sektorët e ndërtimtarisë (8.7%), bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit (7.2%) dhe informacioneve dhe komunikacionit (6%).
Ndërkaq, ulje të rrogave është regjistruar në sektorin e xehetarisë dhe gurthyeseve (3.4%), veprimtari financiare dhe të sigurimeve (2.7%) dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim (2.4%)
Në shtator, rroga mesatare neto në Maqedoni ishte 22.191 denarë, ndërkaq 1.2% e punëtorëve nuk kanë marrë rroga./Telegrafi/