Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), rroga mesatare neto për muajin mars ishte 22053 denar, pra është rritur për 3%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo rritje u faturohet sektorëve të Veprimtarive shërbyese ndihmëse administrative, ku ka rritje prej 16.8%; Informim dhe komunikim, ku ka rritje prej 16.6%; dhe Ndërtimtari, ku ka rritje prej 12.8%.
Në muajin mars, 1.3% e të punësuarve në Maqedoni, nuk kanë marrë rroga./Telegrafi/