Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” është organizate humanitare e cila u themelua në fillim të vitit 2015 nga kompania Frutex nga Suhareka, me iniciativën e Shaqir Palushit.
Qëllimi primar i kësaj organizate është përmirësimi i standardit të jetesës së personave në nevojë të kategorive të ndryshme siç janë: varfëria, kujdesi shëndetësor si dhe investimi në gjeneratat e reja.
Që në vitin e parë të themelimit, pra viti 2015 kjo organizatë ishte shumë aktive duke kontribuar në vlerën prej 102,301.00 eurove.
Për humanizmin e treguar kjo organizatë u shpërblye edhe me disa çmime.
Lista e donacioneve të dhëna nga Fondacioni “Golden Eagle” gjatë vitit 2015.
Klinika e Pediatrisë – pajisje,
Bursa studentore – periudha tetor – dhjetor,
KB Ylli – sponzorizim,
KB Bashkimi – sponzorizim,
Dokufest – sponzorizim,
Agim Agushi – sponzorizim,
Sh.K.A “Agimi” – donacion,
Shkolla Speciale “Lef Nosi’ – donacion,
Shoqata e Autizmit – donacion,
Sh.F. “Destan Bajraktari” – donacion,
Rukie Llugaxhiu – donacion,
Albulena Berisha – donacion,
Sh.F. “Lidhja e Prizrenit” – 240 dhurata,
Sh.Speciale “Lef Nosi” – 96 dhurata,
Qendra për Punë Sociale – 130 dhurata.
Kurse nga 3 marsi i viti 2016 Fondacioni Humanitar Golden Eagle në bashkëpunim me kompaninë “Frutex” është duke vazhduar kampanjën për t’i ndihmuar repartet e pediatrisë në spitalet e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit.
Për çdo produkt të shitur Relax ndan nga 5 cent për këto spitale.
Kjo është vetëm fillimi për vitin 2016 ku ky fondacion ka edhe shumë projektet për këtë vit. /Telegrafi/