Site icon Telegrafi

Ja sa harxhojmë energji elektrike, gaz natyrorë, produkte të naftës dhe qymyr në muaj

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) i Maqedonisë ka publikuar statistikat e muajit janar për harxhimin e energjisë elektrike, gazit natyror, qymyrit, si edhe të produkteve të naftës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre statistikave, në janar të këtij viti janë harxhuar 819607 megavat orë energji elektrike, 33879 milionë metër kub gaz natyror, 674028 ton qymyr dhe 60516 ton produkte të naftës.

Bruto prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike është përfshirë me 77.7% në shfrytëzimin bruto të bredhshëm të energjisë elektrike, ndërkaq 98.2% e qymyrit është përdorur për prodhim të energjisë elektrike./Telegrafi/

Exit mobile version