Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 kanë lindur gjithsej 23 mijë e 260 fëmijë, të cilë vetëm 23.075 janë të gjallë kurse 185 kanë vdekur, theksoi sot Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Numri i të porsalindurve në 2015, në krahasim me vitin e kaluar, është zvogëluar për 521 foshje ose 2.2 përqind.
Strukturalisht sipas gjinisë, te të porsalindurit, meshkuj ka më shumë edhe atë 51.8%, krahasuar, 100 të porsalindur fëmijë femra 107.6 janë meshkuj, tregojnë rezultatet.
Sipas muajit të lindjes, numër më të madh të lindjeve janë regjistruar në muajin në korrik.
Mosha mesatare e nënave që lindin është 28.7 vjet, kurse në moshën 27 vjeçare ka ndodhur lindja e parë.
Në vitin 2015 janë regjistruar 13 të porsalindur nga nënat me moshë 15 vjeçare.
Numri i të porsalindurve jashtëmartesor ka arritur 2.530 fëmijë ose 11% nga numri i përgjithshëm i të porsalindurve janë jashtëmartesor. /Telegrafi/