Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor (ESHS), në vitin 2015 Maqedonia ka patur gjithsej 70139 firma, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më së tepërmi firma ka në sektorin e tregtisë me shumicë dhe tregtisë me pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motocikletave, me gjithsej 34%, pastaj industrinë e përpunimit, me gjithsej 10.9%. Më pak firma ka në sektorin e minierave dhe gurthyesve, me gjithsej 0.2%, ngjashëm si edhe furnizimi me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim.
Sipas numrit të punëtorëve, 80.2% e firmave kanë nga 1 deri 9 punëtorë; 10.4% e firmave nuk kanë të dhëna për numrin e të punësuarve; 4.3% e firmave kanë nga 10 deri 19 punëtorë; 2.8% e firmave kanë nga 20 deri 49 punëtorë; 1.9% e firmave kanë nga 50 deri 249 punëtorë; 0.3% e firmave kanë mbi 250 punëtorë./Telegrafi/