Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të vitit 2016 është 24.5 përqind, statistikë e publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Numri i të papunëve është 231.386 persona, ndërsa numri i të punësuarve është 714.435 persona me shkallë të punësimit, gjegjësisht 42.6 përqind.
Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 697.248 persona, ose 60.1 përqind janë meshkuj, ndërsa 39.9 përqind janë femra. Midis të papunëve përqindja më e madhe janë meshkuj 66.3 përqind ndërsa femrat 33.7 përqind.
Sipas moshës, më shumë të papunë janë midis moshës 25 dhe 49 vjeç. Më së shumti persona të papunë janë nga arsimi i mesëm katërvjeçar 106.732, me arsim fillor 57.793, me arsim të lartë 42.956, me arsim të mesëm trevjeçar 15.793, me arsim fillor të papërfunduar, me arsim sipëror 2.276 dhe pa arsim 1.908.
Statistika tregon se më së shumti punëson industria përpunuese 136.381 persona, sektori bujqësor 120.921 persona dhe tregtia 101.422 persona. /Telegrafi/