Telegrafi

Ja sa është përqindja e papunësisë tek të rinjtë sipas Zoran Stavrevskit (Video)

Ministri i Financave në Republikën e Maqedonisë Zoran Stavrevski në daljen e djeshme për të komentuar realizimin e reformave nga kjo ministri, ka komentuar edhe numrin e lartë të papunësisë tek të rinjtë që ai e quan se është duke u zvogëluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Stavrevski në pyetjen e gazetarit se si e komenton përqindjen e madhe të papunësisë në Maqedoni tek të rinjtë ai përgjigjet ”Është e vërtetë se ka përqindje të madhe të papunëve në mesin e të rinjëve e ajo është 46 përqind, por para 9 viteve ishte 60%” tha Zoran Stavrevski.

Ai e komentoi me nervozë edhe pyetjen e gazetarëve për kompaninë Weibo Group se pse u largua nga Maqedonia. ”Si edhe në jetë që ka suksese dhe dështime, edhe këtu ndodh e njejta”./Telegrafi/