Site icon Telegrafi

Ja sa është numri i shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni

Në Maqedoni në vitin 2016 ka gjithsej 1.205 shkolla fillore dhe të mesme të cilët veprimtarinë e tyre arsimore e kryejnë në 1.342 godina shkollore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), prej tyre 89,5 për qind janë ato fillore, ndërsa 10,5 për qind për arsim të mesëm, ndërsa përqindje më të madhe, gjegjësisht 93,2 për qind nga ato fillore dhe 95,3 për qind nga të mesmet janë shkolla të rregullta.

Nga 1.342 godinat shkollore 984 janë ndërtuar, rikonstruar, sanuar apo adaptuar në periudhën mes viteve 1998 dhe 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version