Telegrafi

Ja sa donacione morën partitë politike në vitin 2015

Sot është publikuar raporti i Entit Shtetëror për Revizion, ku shihen shifrat e parave që u janë dhënë partive politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij raporti, OBRM-PDUKM-ja në vitin 2015 ka marrë 1.48 milion euro donacione nga 3675 donatorë. LSDM-ja ka pranuar donacione nga 473 persona, por nuk bëhet e ditur shifra e saktë në denarë apo në euro.

Nga partitë shqiptare, BDI-ja ka raportuar 525 mij euro, nga të cilat 202 mij janë donacione, 35 mij euro nga anëtarësia, kurse 255 mij euro tjerëa nga kamatat. BDI ka marrë edhe 288 mij euro tjera nga ”ministria”. PDSH-ja nuk ka raportuar donacione për vitin 2015./Telegrafi/