Telegrafi

Ja sa do të kushtojë Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge?!

Sipas AndroidPIT thuhet se çmimet e Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge tashmë dihen, dhe se të njëjtat i ka marrë nga burimet e saj të besueshme.

Bazuar në këto të dhëna, çmimet e Galaxy S6 dhe Galaxy S Edge janë sipas varianteve të cilat i zgjedh përdoruesi.

Samsung Galaxy S6 32 GB: €749
Samsung Galaxy S6 64 GB: €849
Samsung Galaxy S6 128 GB: €949
Samsung Galaxy S Edge 32 GB: €849
Samsung Galaxy S Edge 64 GB: €949
Samsung Galaxy S Edge 128 GB: €1,049

Mirëpo, nëse bazohemi në të kaluarën, çmimi i Galaxy S6 mund të jetë i përafër me 699 dollarë, ndërsa S Edge do të sillet rreth 749 dollarë, si version i lirë pa kontratë me operatorët mobil.

Megjithatë, duhet të pritet për ngjarjen zyrtare të Samsung për ta ditur sigurtë koston e modelit të ri të telefonit të Samsung, Galaxy S6. (Telegrafi)