Telegrafi

Ja Rule lirohet nga burgu

37-vjeçari ka vuajtur dënimin për mospagim të tatimeve, menjëherë pas dënimit për posedim të armëve.

Fillimisht, ai ishte dënuar me dy vjet burg për armëmbajtje pa leje në automjet, ndërsa dënimi tjetër vinte pasi në periudhën ndërmjet viteve 2004-2006 nuk kishte paguar tatim për të ardhurat prej tre milionë dollarësh.

Këngëtari është burgosur në korrik të vitit 2011 (për veprën armëmbajtje pa leje) dhe u lirua në shkurt të këtij viti, për t’u arrestuar menjëherë (për mospagim tatimi) dhe tash do ta vazhdojë arrestin në shtëpi.

Ja Rule e ka vuajtur dënimin në burgun federal “Ray Brook”, ndërsa deri më 28 korrik do të qëndrojë në arrest shtëpiak. /Telegrafi/