Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) njofton se nga Bashkimi Evropian ka siguruar rimbursimin prej 430 mijë euro, para këto të harxhuara në vitin e kaluar për të siguruar vaksinat për sëmundjen e gjedheve ”dermatoza nodulare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AUV-së, masat e ndërmarra dhe përvojat pozitive të organeve veterinare të Maqedonisë në përballjen me sëmundjen ”dermatoza nodulare”, u konsideruan nga BE-ja si bazë dhe i përfshiu në rregullativën e re të përballjes me këtë sëmundje, deri tani të panjohur ekzotike për Evropën./Telegrafi/