Site icon Telegrafi

Ja rendi i ditës i seancës së nesërme

Nesër nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në një njoftim për media, bëhet i ditur rendi i ditës së seancës së nesërme, në të cilën do të shqyrtohen edhe projektligjet për EULEX-in, të cilat janë votuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Ja rendi i ditës:

15. Votimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2015,

16. Votimi i Raportit të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2015,

17. Votimi i Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2015,

18. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë,

19. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Exit mobile version