Telegrafi

UP-ja realizon dorën e parë robotike (Video)

Profesori Arbnor Pajaziti dhe studentët e Mekatronikës në Universitetin e Prishtinës (UP), po tentojnë ta krijojnë një dorë robotike.

Ai ka treguar për RTV Dukagjini për mënyrën se si funksionon inovacioni, duke sqaruar se ata brenda pajisjes e kane integruar një sensor IMG, i cili vendoshet në muskujt e dorës, ku në bazë të shlirimit dhe shtrëngimit të dorës dërgohen sinjale në kontrollerin e dorës – si mënyrë për t’i aktivuzuar robotët.

“Dora do t’i vendoset një fëmiu nga Peja, i cili e ka humbur dorën e djathtë. Në bazë të masave që i kemi marrë, jemi angazhuar që ta punojnë një dorë që do të jetë funksionale për disa veprime bazike në jetën e përditshme. Në këtë projekt na ka përkrahur ministria e Arsimit, që ka dhuruar shumën më të madhe për blerjen e pajisjeve, derisa pjesën tjetër e kemi kryer bashkë me studentët”, ka shtuar Pajaziti./Telegrafi/