Site icon Telegrafi

Ja reagimi i ashpër i KE-së pas vendimit të ”Gjykatës Kushtetuese” (Video)

Komisioni Evropian kundërshton mundësinë e faljes së parregullsive zgjedhore dhe apelon për kujdes në shfrytëzimin e mundësisë për falje të cilën Gjykata Kushtetuese ia ktheu presidentit të shtetit.
“Presim që të anashkalohet çdo akt i cili punon në kundërshtim me këtë qëllim. Çdo sugjerim për mosndëshkim të shkeljeve zgjedhore do të jetë në kundërshtim me përpjekjet e vendit tuaj dhe atë të komunitetit ndërkombëtar për të siguruar kushte për zgjedhje të besueshme dhe për kthim të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor” thuhet në reagimin e Komisionit Evropian, njofton Alsat-M.

Sipas Komisionit Evropian, shkeljet zgjedhore nuk duhet të konsiderohen për falje, pasi një akt i tillë bie ndesh me punën e Prokurorisë Speciale. Qëndrim të ngjashëm pati edhe Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe David Lindington.
“Shpresoj që nuk do të kalojnë pa ndëshkim parregullsitë zgjedhore. Do të ishte lajm I keq nëse do të ketë ndonjë veprim I cili do të pengojë punën e Prokurorisë Speciale apo të proceseve tjera juridike të sundimit të së drejtës në vend. Mendoj që është me rëndësi që Prokuroria Speciale ta vazhdojë pa pengesa punën e sajë. Por I mbetet edhe presidentit ajo nëse do ta shfrytëzojë fuqinë e faljes që Gjykata kushtetuese ia dha sot,” u shpreh David Lindington, Ministër për Evropën i Britanisë së Madhe.

Gjykata kushtetuese riktheu në fuqi vendimin ligjor të vitit 2009 e me këtë edhe kompetencat e presidentit që të falë personat e dyshuar dhe të dënuar për krim zgjedhor, pedofili, trafikim droge dhe krime tjera, vendim i cili nxiti reagime dhe protesta./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=59&v=8SXJCKCLccs

Exit mobile version