Unazat janë bërë simbole të rëndësishme të premtimeve dhe dashurisë.
Mirëpo, ka dy origjina të unazave të fejesës dhe pak histori rreth asaj se si ekzistojnë fejesat, transmeton Telegrafi.
Unazat e fejesës vendosen afër “venës së dashurisë”
Antropologët besojnë se kjo traditë është inspiruar nga romakët ku gratë vendosnin unaza të ngjitura për çelësa të vogël. Sidoqoftë, këto unaza jo domosdoshmërish kanë domethënie të martesës. Gjatë kohërave të lashta, unazat gjithashtu kanë simbolizuar shoqërinë dhe ndikimin. Gratë i kishin vendosur ato rreth gishtit të tretë të dorës së majtë, që besohet se është “vena e dashurisë” pasi që lidhet direkt me zemrën.
Sidoqoftë, kjo është kundërshtuar shkencërisht më vonë.
Unazat e fejesës për të shënuar kohën e pritjes para martesës
Kjo teori ekziston qysh nga viti 1215 kur Papa i atëhershëm kishte deklaruar se duhet të ketë një periudhë të pritjes mes fejesës dhe ceremonisë së dasmës. Gjithashtu, ishte vendosur që dasmat duhet të bëhen në isha dhe unazat atëherë janë përdorur për të shënuar angazhimin e çiftit ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/