Telegrafi

Ja pse u pushua nga puna kjo bukuroshe (Foto)

Claire Shepherd aplikoi në një qendër tregtimi me pakicë në qytetin e saj të lindjes, Swansea, Wales. Ajo ka impresionuar intervistuesit me eksperiencën që kishte, teksa fliste me ta në telefon.

Për këtë arsye, 27- vjeçarja u pranua në vendin e punës, por eprorët e saj ende nuk e kishin parë fizikisht.

Në ditën e saj të parë të punës në këtë qendër, ajo u pushua menjëherë për shkak të tatuazhit të pikturuar në dorë, i cili është i vështirë të mbulohet.

Firma mori vendimin e largimit nga puna të Claire Shepherd pasi dizenjimi mund të dukej si ofendues tek klientët.