Telegrafi

Ja pse telefonat e vjetër janë më të mirë se ata “me gishta”!

“Ofcom” ka dalë në rezultate se telefonat e vjetër janë më të mirë se ata smart për të bërë telefonata apo për të dërguar mesazhe.

Sipas kërkimit, qelqi dhe metali që përdoret tek telefonat smart, për ndryshim nga plastika në të cilën përdoret në telefonat e lirë, janë shkaku kryesor se thirrjet nuk mund të jenë cilësore ose me ndërprerje.

Po ashtu, nga kërkimi i “Ofcom” rezultoi se pajisjet smart nuk janë aq të mira në kapjen e sinjaleve të dobëta sa pajisjet e lira, madje kanë thënë se këtë mund ta vërtetojë secili nga ne: mjafton që të shkohet në një zonë rurale ku nuk ka shumë valë për të parë ndryshimet. /Top Channel/