Ngjarjet e trazuara në Ukrainë në vitin 2014, kanë reduktuar trajektoret e mundshme të vendit në një të vetme – një rrugë që shpejt do të çojë në rrëzimin e qeverisë së Putinit, në rast se nuk ka një ndryshim radikal të kursit të saj
Para krizës së Krimesë dhe asaj në Lindje të Ukrainës, dukej sikur regjimi i presidentit Vladimir Putinit ishte mjaft i qëndrueshëm, dhe mund të zgjaste për disa vite me radhë pa ndonjë ndryshim të thellë.
Por pas vitit 2014, ka patur një ndryshim cilësor në karakterin e regjimit. Tani, legjitimitetin e vet rregjimi e gjen tek aksionet ushtarake, në vend të kutive të votimit.
Sot, legjitimiteti i regjimit buron jo nga poshtë-lart me anë të zgjedhjeve, por nga lart-poshtë, duke e vendosur vendin në një gjendje të përhershme lufte.
Edhe pse Putin mbeti në pushtet, roli i tij ndryshoi rrënjësisht – tashmë ai është më shumë një Car, sesa drejtues i një institucioni të rëndësishëm.
Regjimi ka lëvizur nga një sistem hibrid që ende mbante së jashtmi fasadën e një demokracie, në një shtet autoritar në shkallë të plotë, ndërsa ndryshimi i balancës së pushtetit i ka bërë elitat më të ndërvarura nga presidenti.
Ky pozicion është i paqëndrueshëm, duke patur parasysh tkurrjen e burimeve financiare, humbjen e durimit të elitave që nuk duan të jetojnë përherë në një kamp ushtarak, dhe degradimin e shpejtë të sistemit politik dhe administrativ të Rusisë…
Ne kemi marrë në konsideratë 5 dinamika të ndryshme, të cilat tentojnë t’i përgjigjen pyetjes sesa kohë i ka mbetur ende regjimit të Putinit…
Lexoje të plotë: Ja pse regjimi i Putinit është në prag të shembjes