Site icon Telegrafi

Ja pse nuk duhet t’i lani xhinset!

“Ajo që unë po mundohem t’u them njerëzve është që bëjnë shumë gabim kur i hedhin pantallonat e tyre për të larë mbasi i kanë veshur ato vetëm njëherë”, ka thënë ai në një intervistë.

Sipas Chip Bergh, nëse doni t’i pastroni ato nga njollat mjafton të përdorni një furçë. “Një palë xhinse shumë të mira nuk duhet të lahen shpesh, për të mos thënë kurrë”.

Bergh e bazon argumentin e tij në faktin që gjatë larjeve të shpeshta materiali dëmtohet dhe njëkohësisht harxhoni uji pa qenë e nevojshme.

Më tej, ai ka shpjeguar që ato duhet të lahen vetëm pas 6 muajsh dhe veprimett që ne bëjmë gjatë kohës që i kemi veshur ato, si për shembull futja e telefonit në xhep, e përmrësojnë pamjen e tyre.

Dhe në fund, erën shqetësuese të tyre mund ta hiqni duke i nxjerrë në diell ose duke i futur në frigorifer. 
 

Exit mobile version