Telegrafi

Ja pse nuk duhet të qëlloni dikë me peshk (Video)

Një femre që po bënte plazh i është ngulur në këmbë flatra e peshkut, pasi shoqja e saj po e ndiqte dhe qëllonte me peshkun që e kishte në dorë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja që fillon si një lojë e thjeshtë në plazh, ndryshon kur asaj i kapet fletra e peshkut dhe më nuk i hiqet.

“Mund të më zë ndonjë sëmundje”, dëgjohet duke thënë ferma, e cila në bazë të grimasave në fytyrë, nuk duket se ka dhimbje.

Mësohet se ky peshk nuk është helmues, por mund të shkaktojë dhimbje procesi i nxjerrjes së flatrës nga këmba. /Telegrafi/