Një video e regjistruar në Karrebaeksminde të Danimarkës tregon disa elefantë teksa hakmerren duke sulmuar njerëz, transmeton Telegrafi.
Derisa një njeri e ngacmon elefantin, ai i kundërvihet dhe në pamundësi që ta zë, e dëmton një veturë që i del përpara.
Më tutje në video, shihen tre elefantë duke dalë nga uji, të bezdisur nga prania e madhe e njerëzve.
Ata shmangin shtypjen e ndonjërit, derisa për pak sa nuk e rrëzojnë një karrocë fëmijësh. /Telegrafi/