Site icon Telegrafi

Arsyet pse nuk duhet ta humbisni filmin “King Arthur: Legend of the Sword” në Cineplexx (Foto/Video)

Këtë javë, kinemaja Austriake në Prishtinë transmetoi dramën/fantazinë e shumë pritur të regjisorit Guy Ritchie, King Arthur: Legend of the Sword.
Ja disa nga arsyet pse duhet ta shikoni këtë film madhështor:

Është një histori origjinale

Një dekadë pas arratisjes së Arthur,perandoria e Vortigern-it i detyron të gjithë të rinjtë në mbretëri të testoheshin për aftësinë e tyre për të ngritur shpatën Escalibur nga guri. E drejta e Arthurit dëshmon të jetë e vështirë për shkak të kualifikimit tij shoqëror.

“Një nga problemet më të mëdha me legjendën Arthuriane është se është kaq e përhapur”, thotë Hunnam (King Arthur) .”Pra, çfarë Guy Ritchie dëshiroi të bënte me këtë film, ishte të tregojë vetëm kapitullin e parë të tregimit”.

Muzika
Ka edhe diçka karakteristike me zgjedhjen e këngës kryesore në King Arthur: Legend of the Sword që ka dëshmuar që filmi i përfshin të gjitha. Pavarësisht se vetë kënga “Babe I’m Gonna Leave you” nga  Led Zepplin është klasik, kombinimi i skenave në King Arthur: Legend of the Sword me këngën e lartpërmendur është edhe më i mrekullueshëm:

Aktorët, veçanërisht paraqitja e Charlie Hunnam

Kur e shikoni filmin, ju duket se Charlie Hunnam është krijuar për rolin e King Arthur. Fiziku i tij dhe lidhja emocionale me rol pa dyshim e bën performancën e tij të mrekullueshme. Jude Law, në rolin e Vortigern-it gjithashtu ka një performancë të mahnitshme. Aktorja nga filmi I-OriginsAstrid Bergès-Frisbey në rolin e magjistarës “The Mage” me të vërtetë e kompleton legjendën e Arthur.

Mund të ketë edhe vazhdime:

Hunnam ka nënshkruar kontratë për më shumë fima, nëse filmi do të jetë i suksesshëm. A është ai gati për të? “Absolutisht,” thotë ai. “Unë jam rrit me filmin Excalibur (1981), ndoshta e kam shikuar katërdhjetë herë, është një nga tregimet më të mëdha, do të shpresoja që të isha pjesë e filmave të ardhshëm me regjistorin Guy Ritchie.

Është filmi që do të shfaqet në së paku 4 orare çdo ditë në Cineplexx:

Filmi do të shfaqet çdo ditë në Cineplexx në këto orare:

Ja dhe disa momete nga eventi Men’s Night mbrëmë në Premierën e filmit në Cineplexx:

Exit mobile version