Carmela Vitale nga Shtetet e Bashkuara, ishte lodhur nga picat e dëmtuara që i vinin me porosi, andaj e kishte krijuar këtë ‘tavolinë’ që e mbron atë.
Ky objekt plastik, nuk e lejon kapakun të prekë sipërfaqen e picës dhe gjithçka në të mbetet siç duhet, transmeton Telegrafi.
Këtë mjet që është quajtur ‘Shpëtues i Picës’, ajo e ka krijuar dhe patentuar në vitin 1983. Që atëherë, specialiteti italian që është shumë i dëshirueshëm në mbarë botën, mund të dërgohet deri te klienti i padëmtuar.
Por, ka të tillë që nuk ia kanë ditur rëndësinë, duke e hedhur tutje, derisa të uritur kanë rrëmbyer trekëndëshat e shijshëm.
Mirëpo, pa këtë mjet, picat arrijnë sikur në fotografitë e postuara më poshtë, të kapura për kapakun e kartonit. /Telegrafi/