Telegrafi

Ja pse në vitet e 80-ta, njerëzit ishin më të hollë

Një studim zbulon se njerëzit në vitin në vitin 2008, ishin dhjetë përqind më të rëndë se ata në vitin 1971, megjithëse hanin të njëjta kalori.

Rreth pesë për qind, në vitin 2006 ishin më të rëndë se ata në vitin 1988, megjithëse bënin ushtrimet e njëjta, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë shpjeguar faktet, pse gjeneratat e reja kanë peshë më të rëndë, me gjithë ushtrimet dhe kaloritë e njëjta.

Shtimi i peshës, është pasojë e ekspozimit ndaj kemikateve dhe pesticideve, antidepresantëve dhe ndryshimeve që kanë pësuar bakteret në zorrë, janë tre faktorët kyç në shtimin në peshë.

Pesticidet dhe kemikatet në ushqimin e paketuar, bën ndryshimin e hormoneve, e cila ndikon shumë në mënyrën se si shton trupi peshë.

Përdorimi i antidepresantëve, është rritur shumë që nga viti 1970. Kjo ka bërë që shtimi në peshë të jetë shumë më i madh.

Me ndryshimin e shprehive të baktereve në zorrë, shtimi i peshës është shumë më i madh.

Ato janë bërë më “dembele” dhe po hanë më pak, duke bërë që ushqimi të mbetet në organizëm. /Telegrafi/