Site icon Telegrafi

Ja pse meshkujt i tregojnë barsoletat për biondina

Përkundër faktit se biondinat tashmë janë mësuar t’i dëgjojnë shakatë në llogari të tyre, dhe të rralla janë ato që ofendohen nga këto barsoleta, dy femra (asnjëra prej tyre nuk ishte bionde) kanë realizuar një hulumtim shkencor lidhur me dëshirën e meshkujve për të treguar barsoleta për biondina.

Sipas këtij studimi, barsoletat për biondina janë shumë të popullarizuara për shkak se meshkujt ndihen më mirë kur i tregojnë ato, dhe me lehtë e përballojnë frikën që kanë nga biondet.

Nëse një mashkull frikësohet nga një bionde atraktive, atëherë me disa barsoleta për inteligjencën e tyre, ai fiton vetëbesim dhe kështu bëhet më superior ndaj partneres. /Telegrafi/
 

Exit mobile version