Site icon Telegrafi

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud ka lënë pas shumë citate që do t’ju bëjnë të mendoni me kujdes për marrëdhënien tuaj me partnerin

Në një rast, ai u dha këshilla të mençura grave që duhet të adoptojnë kur zgjedhin një partner me të cilin planifikojnë të kalojnë pjesën e mbetur të jetës.

“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë”, ka thënë dikur psikoanalisti i famshëm, duke treguar gabimin e zakonshëm të shumicës së zonjave që përpiqen të “zbutin” partnerin e tyre.

Këshilla e Frojdit për gratë është të harrojnë përpjekjet për ta inkurajuar atë të bëjë “gjëra të mëdha”, transmeton Telegrafi.

Ndoshta i zgjedhuri juaj nuk është gati të “pushtojë botën”. Do të lodheni shpejt nga përpjekjet dhe presionet e vazhdueshme. Keni nevojë për një partner që rrezaton energji jetësore dhe është vetë gati për të.

Ju nuk keni nevojë t’i tregoni atij se çfarë të bëjë. Ai do të bëjë tri herë më shumë nëse nuk i bëni presion. Ju takon juve ta mbështesni atë në mënyrë diskrete, besonte Frojdi.

Një partner i tillë do të bëjë gjithçka që ka për t’ju bërë të lumtur, sipas psikoanalistit.

Lexo po ashtu Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

/Telegrafi/

Exit mobile version