Koreja Veriore ka thënë se Donald Trump është njeriu më i duhur për vendin (Amerikën), duke e quajtur atë si një “politikan të mençur”, përcjell Telegrafi.
Trump ka thënë kohët e fundit se ai do të ishte i gatshëm të takohej me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe ka propozuar tërheqjen e trupave amerikane nga Koreja e Jugut.
Në një editorial në “DPRK Today”, Trump u quajt një “kandidat largpamës presidencial”.
Edhe pse editoriali nuk paraqet politikën zyrtare, ekspertët thonë se ka gjasa të reflektojë mendimin e Phenianit.
Sipas shkruesit të editorialit, Yong-mook, politika e Trump e cila do të çonte në tërheqjen e trupave amerikane të stacionuara jashtë vendit, gjegjësisht nga Koreja e Jugut, është gjithashtu një dëshirë e kamotshme e Koresë së Veriut. /Telegrafi/