Diçka e tillë nuk guxon të ndodhë në qendrën e studentëve në Hunan të Kinës.
Për shkak se nuk e rregulluan shtratin dhe nuk u kujdesën për pastërtinë e dhomës, studentet u detyruan të flenë në asfalt, transmeton Telegrafi.
Në prani të afro njëmijë studentëve të tjerë, ata është dashur të shtrihen në asfalt, e të mbulohen me jorgan të trashë, teksa temperatura ishte afro 40 gradë Celsius.
Kjo qendër studentore, është e njohur për regjimin i rreptë, që ngjason me rutinat ushtarake. /Telegrafi/