Telegrafi

Ja pse është e bukur jeta për Miriam Canin (Foto)

Këngëtarja Miriam Cani ka kohë që është distancuar nga karriera muzikore, dhe kjo për shkak se angazhimi i saj si nënë për momentin është prioritet.

Megjithatë rrjetet sociale janë dritarja e vetme ku fansat kanë mundësinë të ndjekin paksa këngëtaren, me anë të fotografive që ajo publikon herë pas here.

Së fundmi, Miriami ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke u përqafuar bashkë me vajzën e saj të vogël, Amelinë.

Në mbishkrimin e fotos ka shkruar se përqafimi që i dhuron ajo, është një nga arsyet se pse jeta është kaq e bukur për të. /Telegrafi/