Site icon Telegrafi

Ja pse duhet të flini me flokët bisht

I keni parasysh përpjekjet për disa onde më shumë përmes modeleve të çuditshme të flokëve ndërsa flinim. Kur e pamë që as me to kaçurrelat nuk funksionuan, provuam të flinim me flokët e lëshuar duke u përballur me një rrëmujë të vërtetë mëngjesin e nesërm.

Ndaj mënyra më e mirë se si t’i mbani flokët tuaj gjatë gjumin është bishti-topuz dhe ja pse.

Duke fjetur me një topuz të lirshëm në kokë, kjo nuk i lejon flokët tuaja të ngatërrohen gjatë natës.

Ky model e bën më të lehtë krehjen e flokëve në mëngjes sepse ato nuk janë fërkuar me jastëkun tuaj, këshillon Anabel. Por jo vetëm kaq!

Kjo mënyrë e stilimit të flokëve mund të shtojë gjithashtu volumin në flokë si dhe të sigurojë disa onde të lehta pa ndihmën e piastrës, duke evituar kështu edhe dëmtimin e tyre. /Telegrafi/
 

Exit mobile version