Dorëheqja e Donika Kadaj Bujupit, deputetes dhe njëkohësisht Shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga kjo parti, erdhi menjëherë pasi u shënua Epopeja e Dukagjinit në Glloxhan.
- Donika Kadaj Bujupi jep dorëheqje nga AAK-ja
- AAK i dëshiron suksese Donikës
- Haradinaj, i befasuar nga largimi i Donikës (Video)
- Vetëvendosje, e hapur për Donika Kadaj-Bujupin
Burime të Klan Kosovës brenda AAK-së, thonë se përveç pakënaqësive tjera, kulminimi ka arritur sot kur organizatorët e ceremonisë kishin vendosur që Kadaj të mos ulet në rendin e parë, por në të dytin.
Përpjekjet për të kontaktuar me deputeten kanë qenë pa rezultat, ngase ajo nuk është lajmëruar në telefon.