Telegrafi

Ja pse Beyonce është gjithmonë në formë

Beyonce e do botën vegjetariane, aq sa po konkurron edhe me Gwyneth Paltrow-n, e cila ka një faqe web-i “Goop”, ku promovon shumë produkte vegjetariane. Edhe Beyonce, për të gjithë fansat e saj, ka marrë përsipër një nismë: të ushqehen me sa më shumë produkte bimore. Por porositë nuk kanë mbetur vetëm në teori. Tashmë, Beyonce të gjithë dëshirën për të qenë e shëndetshme vetëm me produkte vegjetariane po kërkon ta kthejë në biznes.

Para më shumë se një viti, me iniciativën e bashkëshortit, Jay-Z, Bey vendosi të provonte një dietë 22-ditore vetëm me produkte vegjetariane. Çifti vendosi të eliminojë nga pjatat mishin, peshkun, vezët, gjalpin, erëzat dhe çdo ushqim tjetër me origjinë shtazore. Ideja iu ka lindur kur një mik i dashur vegjetarian, i cili i kishte këshilluar të provonin një mëngjes të përditshëm vetëm me produkte bimore.Pasi ndoqën për 22 ditë pa ndërprerje këtë mënyrë të re të ushqyeri, ata e përdornin dietën sa herë e konsideronin të nevojshme, por pa fituar varësi. Megjithatë, më kalimin e kohës dhe me ndihmën e trajnerit të saj personal, këngëtarja ka vendosur ta kthejë në biznes idenë e saj.

Për 9.76-16.50 dollarë, fansat e Beyonce mund të hanë si ajo në mëngjes, drekë dhe darkë, falë shërbimit në shtëpi të vakteve nga biznesi më i ri “Queen B”, shkruan revistaclass. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u ndier gjithmonë në formë, por edhe për një pastrim shpirtëror dhe fizik. Ushqimet që rekomandohen nga “Queen B” janë të varfra në yndyra, kripë e sheqerna dhe janë 100 për qind bimore. /Telegrafi/