Telegrafi

Ja pse bateria e re e iPhone është me “gungë”?

Siç mund të shohim nga foto, Smart Case Battery ka zgjuar shumë kurreshtje tek shumë njerëz dhe disa nga ata e kanë quajtur "gungë" shtesën që është në anën e pasme. Por tani drejtori i Apple, Tim Cook e ka shpjeguar se pse ky mbështjellës i iPhone është projektuar në këtë mënyrë.

Cook ka thënë se e gjithë arsyeja e projektimit të mbështjellësit të telefonit në këtë formë është bërë pasi kompania ka pasur në mendje mënyrën më të lehtë të përdorimit të saj nga ana e përdoruesve të iPhone.

Ka pasur zëra që kanë thënë se Apple ka synuar t’i ikë shkeljes së patentave të mbajtura nga Mophie për mbështjellësit e telefonave. (Telegrafi)