Telegrafi

Ja postimi i fundit në Facebook i Stefani Brzanova-s para se të vetëvritet (Foto)

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për hetimet rreth arsyes së vetëvrasjes së Stefani Brzanova, për të cilën tragjedi, nëna e saj, Aleksandra thotë se, para vetëvrasjes, Stefani është dhunuar nga një taksist, dhe se rasti është paraqitur në polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, portali Media.mk bën të ditur se para tragjedisë, në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Stefani ka publikuar statuse me përmbajtje gëzimi, të shoqëruar edhe me foto./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: MPB e Maqedonisë: Nuk është regjistruar asnjë rast dhunimi në 48 orët e fundit në Shkup