Një plan i përbashkët ekonomik për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, kjo është mënyra e duhur për të dal nga kriza.
Ky është propozimi i presidentes së Keshillit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila nënvizon nevojën për investim, për të shmangur një katastrofë më të madhe
Presidentja ka pranuar se në këtë fazë Evropa ka nevojë për një “Plan Marshall” për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.
Ajo u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së që të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasoja katastrofike në ekonomi.
Ajo sqaron se me “Plan Marshall për Evropën” i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA-të në periudhën 1948-1952, për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Von der Leyen shtoi se buxheti i BE-së u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të sheshuar pabarazitë në një frymë solidariteti dhe se tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.
“Shumë miliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, Von der Leyen, ndërsa këtë krizë shefja e Komisionit Evropian quajti një mundësi për të ripërtërirë ndjenjën e bashkimit midis kombeve të Evropës. /Telegrafi/