Telegrafi

Ja përse nuk duhet t’i mbathni çdo ditë të njëjtat këpucë të lëkurës

Nëse puna juaj ka rregulla strikte për kodin e veshjes, atëherë padyshim që jeni një nga ata persona që mbathin këpucë të lëkurës.

Ju mund të jeni duke veshur këmishë dhe pantallona tjerë çdo ditë, por mundësitë janë të mëdha që këpucët nuk i ndërroni. Të njëjtat këpucë të lëkurës ngjyrë kafe apo të zeza mund të duken spektakulare, por nuk është e mirë t’i mbathni të njëjtat çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Sado që dëshironi t’i mbathni ato çdo ditë në punë, më mirë është t’i ndërroni, pasi që mbathja e shpeshtë e tyre e shkatërron pamjen e këpucëve më shpejtë nga që mendoni.

Këpucët e mira të lëkurës kushtojnë shtrenjtë, prandaj është ide e mirë të kujdeseni për to dhe të zgjatni jetëgjatësinë e tyre.

Ekspertët rekomandojnë t’i ndërroni ato çdo ditë, pasi që këmbët djersiten gjatë ditës dhe lëkura e thithë atë djersë, e kjo shkakton që këpucët të shkatërrohen, plus ato fillojnë të mbajnë erë të tmerrshme. /Telegrafi/