Site icon Telegrafi

Ja përse është e rëndësishme për shëndetin të urinoni pas seksit!

Nëse dëshironi t’i gëzoheni seksit të mirë me partnerin, atëherë duhet të brengoseni edhe për shëndetin seksual.

Urinimi menjëherë pas seksit mund të sjell përfitime të mëdha shëndetësore për trupin, dhe kësisoj ndihmon në luftimin e infeksioneve që rrezikojnë mirëqenien fizike, transmeton Telegrafi.

Nga kryerja e aktit seksual, mikrobet dhe bakteret në zonën gjenitale dhe të zorrës së trashë mund të hyjnë dhe të mblidhen në mitër, duke shtuar kështu rrezikun e infeksionit në fshikëz. Në fakt, kjo ka rezultuar të jetë një nga arsyet më të zakonshme për infeksionet e traktit të urinës te gratë.

Për të shmangur këtë, ekspertët theksojnë rëndësinë për të urinuar menjëherë pas seksit.

Sipas doktorëve, derdhja te femra nuk bëhet përmes mitrës, prandaj mënyra më e mirë për të tërhequr dhe larguar të gjitha ato substanca ose grimca që janë futur gjatë penetrimit, është përmes urinimit.

Prandaj, është e rëndësishme të mos e harroni këtë dhe doktorët ua rekomandojnë të urinoni brenda 45 minutave pas seksit.

Gjithashtu, është tej mase e rekomandueshme  përdorimi  i prezervativëve si mënyrë më e sigurt dhe më e besueshme për t’u mbrojtur kundër këtyre infeksioneve, si dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme që mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj dhe të partnerit.

Për të shmangur infeksionin në traktin e urinës, për të mbrojtur shëndetin dhe për të shijuar rehatinë e marrëdhënieve intime me partnerin, është e rëndësishme të ujdeseni për higjienën personale pak para seksit dhe pas seksit. /Telegrafi/

Exit mobile version