Telegrafi

Ja përse 2017 studentë nuk morën vauçerë me vlerë për tableta

Sipas listave dhe raporteve është konstatuar se 2017 studentë nuk i kanë përmbushur kushtet për fitimin e vauçerëve me vlerë nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, transmeton Telegrafi.

Portalb më poshtë ua sjellë arsyet për refuzimin e tyre:

-1797 studentë janë refuzuar për shkak të të ardhurave të larta të familjes së studentit.

-168 studentë janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore të Ligjit për program studimor (kanë qenë studentë të çrregullt ose nuk janë regjistruar për herë të parë).

-19 studentë janë refuzuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të kompletuar.

-33 studentë janë refuzuar për shkak se nuk kanë pasur të dhëna për të ardhurat e tyre dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.

Përndryshe, për shfrytëzimin e vauçerëve me vlerë, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, IT-kompanive për këtë projekt u ka paguar 682 mijë euro.

Vauçerë me vlerë prej 8000 denarëve për tablet-kompjuter me tastaturë të jashtme kanë fituar 5237 studentë nga 7290 aplikues./Telegrafi/