Telegrafi

BE-ja përkrahë tri biznese në Malishevë

Tri biznese në Komunën e Malishevës, kanë përfituar grante nga Bashkimi Evropian, në projektet e tyre për zgjerimin e biznesit ekzistuesi, apo si biznese fillestare. Ky donacion është bërë përmes ARDA, dhe sot edhe zyrtarisht këto tri biznese lokale, i kanë nënshkruar kontratat e përfitimit të donacioneve të tyre, përmes së cilave, do të zgjerojnë bizneset e tyre dhe rrjedhimisht edhe rritjen e numrit të të punësuarve.

Për këtë qëllim, sot në Malishevë, kanë qëndruar përfaqësuesit e ARDA, përkatësisht Nderim Bytyqi, drejtor i ARDA për rajonin e Prizrenit, me bashkëpunëtor, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si dhe përfituesit e granteve të BE-së, i kanë nënshkruar kontratat.

Sipas Bytyqit, janë tri biznese të vogla nga Malisheva, të cilat kanë aplikuar dhe kanë prezantuar projektet e tyre, dhe janë projektet të cilat kanë përfituar grante nga BE. “Shuma e përgjithshme e granteve, për të tri projektet është 27 392.80 euro.

Bazuar në grantet e Bashkimit Evropian për Kosovë, përkatësisht për përkrahjen e bizneseve të vogla, përfitues janë ato biznese të cilat kanë potencial të rritjes dhe përmes kësaj, krijohen edhe vende të reja pune.

Të tre përfituesit, i ka uruar edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Komuna nuk krijon vende pune, por ne krijojmë kushte për këtë dhe në kuadër të kësaj është edhe ky grant, që falë bashkëpunimit të komunës dhe ARDA-s, nga BE kanë përfituar këto biznese”, tha Begaj. /Telegrafi/