Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, më 4 shtator të këtij viti, në Rromë do të udhëheqë delegacionin shtetëror – kishtar në shenjtërimin e Nënës Terezë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç informon kabineti i kryetarit, përveç tij, në delegacion dotë përfshihen edhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki dhe ajo e kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska, pastaj delegatë nga Kisha katolike e Maqedonisë dhe ajo ortodokse, kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, si edhe një anëtarë i familjes së Nënës Terezë.
Ftesë për pjesëmarrje kanë marrë edhe kryetarët e katër partive më të mëdhaja politike, OBRM-PDUKM, LSDM, PDSH dhe BDI, kurse pjesëmarrjen e kanë konfirmuar, Nikolla Gruevski, Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti./Telegrafi/