Site icon Telegrafi

“BE-ja bën presion për kompromis për çështjen e emrit”

Negociatat për problemin që e ka Greqia me emrin kushtetues të Maqedonisë hyjnë në fazë të re në të cilën Bashkimi Evropian po bën presion për kompromis, njofton AIM. Pikërisht çështja për emrin dhe konkluzionet nga vizita e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Berlin ishte në fokusin e takimit të djeshëm të shkurtër në Bruksel midis kancelares gjermare Angela Merkel dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras, ndërsa të dielën në Shkup vijnë kryetari i Komisionit Evropian, Jean Clod Juncker dhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn.

Sipas mediave greke, mesazhi nga Merkeli ka qenë se do të vazhdojë t’i inkurajojë të dyja palët që të mbërrijnë deri në zgjidhje, ndërsa madje Cipras, e ka përsëritur vendosmërinë e qeverisë greke që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme, stabile dhe e pranuar në mënyrë të ndërsjellë.

Ai e ka përsëritur pozicionin zyrtar të Athinës, për erga omnes emër dhe ka porositur se emri i ri duhet njëkohësisht të jetë edhe emër kushtetues i vendit fqinj.

Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks tek Maqedonia dhe Shqipëria, ishin temë e bisedës edhe në takimin e djeshëm në Bruksel midis kryeministrit grek dhe shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, i ka përshëndetur bisedimet e Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë dhe ka shtuar se gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor me kryetarin Junker do ta theksojnë perspektivën evropiane të këtyre vendeve, por me parakusht, zgjidhje të problemeve bilaterale.

Çështja për emrin ka qenë një nga temat edhe e bisedës telefonike Tsipras-Merkel, që ndodhi një ditë para vizitës së kryeministrit Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane. Mediat greke përkujtojnë se kancelarja gjermane e ka pritur Zaevin me fjalët “kryeministri maqedonas”. Frazë e cila hasi në reagime në Greqi, si nga mediat ashtu edhe nga partia opozitare Demokracia e Re.

Exit mobile version