Në mbledhjen e 107-të, Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të diskutojë për propozim-ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në raste të papunësisë, Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ligjit për sigurim shëndetësor, që ndërlidhen me realizimin e projektit ”Maqedonia punëson 2”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit të prokurimit publik; ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural; ndryshimet e Ligjit për polici; ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, si edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbetjet minerale, që të gjithë me procedurë të përshpejtuar./Telegrafi/