Site icon Telegrafi

Ja pasojat e tymosjes së një kanabisi

Kanabisi shkakton një shkallë të lartë të varësisë, duke shkaktuar probleme shëndetësore dhe hap rrugën për përdorimin e drogave të forta, transmeton Telegrafi.

Dokumenti, i shkruar nga profesor Wayne Hall, këshilltar i drogave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, hedh poshtë pretendimet e atyre që e mohojnë se kanabis nuk ndikon negativisht në tru.

Profesor Hall ka arritur në këto të gjetura si në vijim:

1. Çdo i gjashti adoleshent që rregullisht tymos marihuanë, bëhet i varur nga ajo
2. Kanabisi dyfishon rrezikun e çrregullimeve mendore, duke përfshirë edhe skizofreninë
3. Nxënësit që përdorin kanabis kanë arritje më të ulëta akademike, sepse përdorimi intensiv i këtyre drogave gjatë adoleshencës ngadalëson zhvillimin intelektual
4. Dhjetë për qind e të rriturve të cilët rregullisht tymosin marihuanë bëhen të varur nga ajo, ku ekziston rreziku që në të ardhmen të përdorin droga edhe më të forta
5. Gjatë vozitjes me automjet pas tymosjes së një kanabisi dyfishohet rreziku për aksident, ndërsa rreziku rritet në mënyrë të konsiderueshme nëse vozitësi ka konsumuar alkool
6. Foshnjat, nënat e të cilëve kanë tymosur kanabis gjatë shtatzënisë, kanë peshë më të vogël

Hulumtimet kanë treguar se personat që përpiqen të largohen nga këto droga janë përballur shpesh me probleme të tilla si ankthi, pagjumësia dhe depresioni. /Telegrafi/
 

Exit mobile version