Site icon Telegrafi

BE-ja paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA-së për taksat mbi automjetet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) rrezikojnë të preken nga kundërmasat e partnerëve të tyre tregtarë, të cilat mund të prekin 294 miliardë dollarë të prodhimeve amerikane, nëse Presidenti Donald Trump vë në zbatim kërcënimin e tij për të taksuar importin e automjeteve të huaja.

Në një letër drejtuar autoriteteve amerikane, Komisioni Evropian theksoi se prodhimet amerikane me një vlerë që arrin deri në 294 miliardë dollarë, rreth 19 për qind e eksporteve amerikane në vitin 2017, mund të preket nga masat e marra nga Bashkimi Evropian (BE) dhe partnerët e tjerë tregtarë të SHBA-së, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Trump i vendosur të rrit tarifat për makinat e importuara nga BE

Vetëm një muaj më parë, administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, filloi një hetim nëse makinat e importuara paraqesin rrezik kombëtar në SHBA, apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version