Sipas një kumtese nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), nga 1 korriku do të zbatohet një regjim i ri qarkullimi me automjetet e rënda nëpër rrugët e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë regjim, ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese deri 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët kur temperaturat janë mjaft të larta.
Kjo ndalesë vlen në periudhën kohore nga ora 17 e deri në ora 22, për të premten, nga ora 9 deri ora 18, për të shtunën dhe nga ora 9 deri ora 22, për të dielën.
Në rastet kur Ministria e shëndetësisë do të jep alarmin për temperatura të larta, atëherë ndalesa do të vlej nga ora 11 e deri në ora 17, për ditën e caktuar.
Në magjistralen Shkup – Tetovë – Ohër dhe anasjelltas, ndalesa vlen për automjetet, masa e të cilave tejkalon 7.5 ton, gjatë periudhës së fundjavës, nga ora 15 e deri në ora 22, për të premten; nga ora 7 e deri në ora 12 dhe nga ora 18 e deri në ora 24, për të shtunën; nga ora 7 e deri ora 22 , për ditën e diel.
Ky regjim do të zgjatë deri më 1 shtator./Telegrafi/