Site icon Telegrafi

BE-ja njofton mbrojtje të përkohshme të importeve për produktet e çelikut

Komisioni Evropian njoftoi të martën se do të zbatojë masa të përkohshme mbrojtëse për disa produkte të importuara të çelikut.

Sipas një komunikate të Komisionit Evropian, parandalimi i tarifave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga rishita e produkteve të çelikut nga vendet e tjera në tregun e Bashkimit Evropian, masat mbrojtëse do të hyjnë në fuqi më 19 korrik, por produktet tradicionale të çelikut nuk do të preken, përcjell Telegrafi.

Komunikata thekson se masat e përkohshme mbrojtëse përfshijnë 23 kategori produktesh të çelikut, ku nga këto kategori, nëse volumi i importit tejkalon vlerën mesatare të importit të tre viteve të fundit, ato do të tarifohen me 25 për qind.

Komisioni Evropian deklaroi gjithashtu se masat e përkohshme mbrojtëse mund të zbatohen deri në 200 ditë. Palët e ndryshme mund të argumentojnë rezultatet e anketës dhe Komisioni Evropian do të arrijë në një përfundim në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version