Site icon Telegrafi

Ja nga cilat veshje duhet të bëni kujdes

Këpucët shumë të larta

Kallot, flluskat dhe ënjtjet e artikulacioneve në këmbë janë dëmtimet më të zakonshme që shkakton veshja e këpucëve me taka shumë të larta. Por, veshja e tyre për një kohë të gjatë mund të çojë në pasoja më të rënda si fraktura, ndrydhje kyçi dhe shkurtimi i tendinës së Akilit. Të mos përmendim tendosjen që taka shkakton në gju, e cila shkon në ije dhe në shpinë…

Xhinset e ngushta

Po! Të pasmet tuaja duken shkëlqyer me to, por ngecja e këmbëve tuaja në materialin e ngushtë shkakton probleme me tretjen dhe mpirje të këmbëve.

Shapkat me gisht dhe balerinat e sheshta

Me siguri po pyesni veten se si ka mundësi që këto këpucë kaq të rehatshme të shkaktojnë probleme. Këpucët me shumë pak mbështetje shkaktojnë prishjen e harqeve të këmbëve dhe një inflamacion në pjesën e poshtme të këmbëve.
Kur vishni shapkat me gisht, tendosni gishtat e këmbës. Kjo çon në dhimbje të ijëve, gjurit dhe shpinës. Nëse nuk hiqni dot dorë nga të sheshtat, gjeni një palë që ofrojnë mbështetje të harkut dhe gjithsesi mos i mbani veshur për një kohë të gjatë.

Korsetë

Korsetë ju zhdukin barkun për momentin, por ju shkaktojnë dëmtime të stomakut dhe të zorrëve. Këshilla jonë: bëni ca ushtrime barku ose mësoni ta doni formën tuaj edhe me të.

Çantat gjigante

Jeta juaj është futur e gjitha në atë çantë, por tërheqja e saj lart e poshtë është e dëmshme për trupin tuaj pasi shkakton dhimbje krahu, sforcim të shpatullave dhe madje edhe dhimbje koke.

Tangat

Nëse vishni tanga keni më shumë mundësi për të rënë pre e infeksioneve nga bakteret, të cilat lëvizin nga një vend në një tjetër, pasi ju jeni pothuajse e ekspozuar. Zgjidhi një palë të tilla me copë të përshtatshme, e cila lejon qarkullimin e gjakut.

Vathët

Shumica e bizhuterive të lira përmbajnë nikel, material ndaj të cilit shumë njerëz janë alergjikë. Vathët e mëdhenj e të varur shkaktojnë varje të lobeve të veshëve dhe në raste më të rralla edhe çarje të tyre.

Kollaret

As meshkujt nuk shpëtojnë. Sipas një studimi mbajtja e kollareve çdo ditë mund të shkaktojë rritje të presionit në sy dhe glaukomë. /Telegrafi/

Exit mobile version